Headlines

Kombinime ngjyrash për thonjtë në pranverë

Posted by Vnb-Snorki | 16 April, 2013 | Posted in

Pranvera është kohë e përsosur për të bërë eksperimente me ngjyra, nga ngjyra e flokëve, e rrobave e deri te ngjyra e thonjve
Ngjyra rozë dhe e hirtë

Ky është një kombinim shumë i mirë për shkak të kontrastit të madh të ngjyrave. Ngjyra rozë intensive e kombinuar me ngjyrën e hapur të hirtë bëjnë një kombinim shumë të mirë. Kur mendojmë për pranverën ngjyra rozë është e para që na vjen në mend.

  E kuqja dhe nektarina
Të dyja ngjyrat janë parë shumë në koleksionet e pranverës për vitin 2013, prandaj sigurohuni ta keni në dollap, sepse do të jetë prezent gjithkund. Fakti se i takojnë të njëjtit ten ngjyrash të ngrohta e bën kombinimin e tyre edhe më të bukur dhe të pëlqyer.
                                                        
                                                             Mint dhe koral
Ky kombinim është shumë i këndshëm për shkak se është i ëmbël dhe delikat, ashtu si është vetë pranvera. Për shkak se të dyja janë ngjyra të hapura, kombinimi i tyre jep një rezultat të mrekullueshëm.

                                                         Emerald dhe e artë
Ngjyra emerald, d.m.th. ngjyra e gjelbër e mbyllur, është shpallur ngjyra e vitit 2013, kështu që do ta shihni në çdo anë. Kombinimi i kësaj ngjyre me ngjyrën e artë duket jo vetëm bukur, por edhe elegant. Ngjyrat e tilla bien në sy dhe mund të përdoren për çdo rast. 

Meshkujt i duan me eksperiencë, femrat kërkojnë zhvirgjërim kirurgjikal

Posted by Vnb-Snorki | 01 March, 2013 | Posted in

Njëherë e një kohë kërkonin të “qepnin” virgjërinë, tani kërkojnë ta humbasin, jo më si pjesë e aktit seksual, por nëpërmjet operacioneve kirurgjikale. Kjo, sepse të dashurit nuk pranojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale, nëse vajza nuk ka eksperienca të mëhershme.

 Një rast i tillë është paraqitur jo shumë kohë më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. “Kërkoj të humbas virgjërinë”, ishte kërkesa e çuditshme, e cila iu parashtrua mjekëve. Arsyeja? “I dashuri im është i huaj. Ai thotë se, nëse nuk ke kryer marrëdhënie seksuale më parë, pse duhet ta bëj unë.” Mimoza Keta, mjeke obstetri gjinekologe në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë, thotë se tashmë koncepti i virgjërisë, shihet si i dalë mode. Vitet e fundit është konstatuar një rënie e ndjeshme e numrit të vajzave, që vijnë në spital me kërkesën për të rikthyer virgjërinë. “Ndryshe nga kohë më parë, janë shumë të pakta rastet e vajzave të reja, që kërkojnë riformim të himenit. Tani ka ndryshuar goxha mentaliteti shqiptar. Kërkesat janë ulur.” Mjekja gjinekologe thotë se humbja e virgjërisë dalëngadalë po pranohet edhe nga prindërit.

Nëse më parë vajzat kërkonin të “qepeshin” në fshehtësi, tani ata vijnë të shoqëruar edhe nga një i afërm.“Nuk ka dallim në fshat apo qytet, në zonat veriore apo në ato jugore. Fenomeni është i kudondodhur në të gjitha zonat e Shqipërisë. Rëndësi ka që kohët e fundit ky fenomen po vjen në zbehje. Mentaliteti ka ndryshuar nga brezi në brez. Nëse më parë kjo gjë bëhej në fshehtësi, tashmë bëhet fare hapur dhe pa drojë. Më parë vinin vajza të reja vetëm ose me ndonjë shoqe që mund t’i ruante sekretin. Tani vijnë të shoqëruara me mamatë apo me motrat dhe pranojnë hapur që kanë kryer marrëdhënie seksuale.” Ka edhe nga ata prindër që me ndërgjegj të plotë paguajnë t’u rikthejnë në vajzave virgjërinë, nga frika se “u ngelet në derë”.

Mjekja obstetro-gjinekologe flet për rastet që janë drejtuar pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, por nuk pohon të ketë kryer një ndërhyrje të tillë. Këto raste kanë qenë të pakta edhe për faktin se vetë vajzat iu tremben thashethemeve. Mjekët thonë që kjo procedurë aktualisht kryhet në mënyrë ilegale në klinika private apo qendra ambulatore dhe me një kosto të lartë. Një mjeke tjetër thotë që kjo ndërhyrje nuk është e pazakontë, paçka se nuk shënohet si statistikë në regjistrat e mjekëve. Vajzat që kryejnë ndërhyrje iu hapet një kartelë sikur ato kanë kryer një vizitë gjinekologjike.

Mjekët thonë që kjo ndërhyrje mund të kryhet nga një ambulator, në një kohë të shkurtër dhe nuk lë asnjë pasojë. Rastet janë nga më të çuditshmet deri tek ato më të pazakonshmet. Më i fundit ishte ai i një vajze që ka kryer marrëdhënie seksuale në moshën 14-vjeçare me një person, që sapo e ka njohur në një nga lokalet e natës. “Arsyet pse një vajzë vendos të kryejë operacionin janë disa të tilla, por që lidhen rreth një fakti. Nuk duan ta marrë vesh askush që kanë kryer raporte seksuale. Kështu zgjidhja e tyre mbetet operacioni.

Kështu ajo gënjen veten, heq zemërimin e familjes dhe të bashkëshortit të ardhshëm duke tentuar “të ruajë” marrëdhënien.” Gjithsesi këto raste nuk merren në shqyrtim nga mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”. Të paktën këtë pohojnë vetë mjekët. Të vetmet raste, që merren në shqyrtim është deflorimi i vajzave me probleme me himenin. Doktoresha Keta thotë, që ka një numër të madh vajzash, të cilat martohen dhe nuk arrijnë të kryejnë marrëdhënie për shkak të një himeni të papenetrueshëm. “Ky lloj himeni ka një membranë shumë të fortë, që nuk lejon kryerjen e aktit seksual. Në këtë rast ne ndërhyjmë duke bërë çarjen e kësaj cipe. Është një problem i zgjidhshëm për të cilin ankohen shumë çifte kur vijnë këtu.”
         Deflorimi, 30 për qind e vajzave e humbasin pa hemorragji

Çarçafët e natës së parë të martesës tani kanë dalë nga përdorimi. Madje as fisheku që shoqëron pajën e nuses nuk jepet më nga babai i vajzës. Edhe pse një fenomen akoma i pranishëm në shoqërinë shqiptare, një femër e virgjër vijon të kërkohet. Këtë fakt e pohon mjekja gjinekologe Mimoza Keta. “Jo të gjitha marrëdhëniet për herë të parë shoqërohen me hemorragji. Kjo është në varësi të femrave. Për këtë janë realizuar shumë studime, të cilat vërtetojnë tezën që 30-40 për qind e femrave gjatë kontaktit të parë seksual nuk kanë hemorragji. Në mjaft raste ka krijuar probleme, sidomos tek çiftet e reja.” Mjekja gjinekologe thekson që në të shumtën e rasteve, në raportin e parë seksual të një femre shkatërrohet himeni, i cili shoqërohet ose jo me gjakderdhje. Në kohët e hershme kjo tregonte, që femra ishte e virgjër, apo siç njihet në konceptin popullor vajzë e ndershme. “Por mund të ndodhë që ky deflorim të ndodhë edhe pa rënë në bazë gjaku. Ka shumë vajza që më thonë, se jam prishur me të fejuarin, pasi nuk kam pasur hemorragji në kontaktin e parë. Dhe të tjera, që thonë që bashkëshorti ua përmend gjithë jetën, duke i thënë që ‘të pranova ashtu siç ishe’.”

                         Virgjëria përplas edhe vetë gjinekologët 
Një rast i ardhur së fundmi në maternitetin “Koço Gliozheni” ngjalli debate mes mjekëve të këtij spitali. Një 14-vjeçare përfundoi në spital, pas kryerjes së një raporti seksual me një të ri të moshës së saj në një nga pub-et e kryeqytetit. Arsyeja që ajo u kishte bërë të ditur bluzave të bardha ishte thjesht një tërheqje e momentit. Këtë pohon mjekja gjinekologe Mimoza Keta. “Pasi vjen në vete dhe qetësohet më tregon rastin e saj dhe më pyet nëse kam bërë mirë apo gabim. Detyra ime është që t’i thosha ke bërë ashtu siç e ke ndjerë dhe në këtë mes nuk është gabim. Ndërsa si nënë nuk gënjej dot të them të njëjtën gjë.” Në momentin që mjekja e kishte konsultuar rastin në fjalë me mjeke të tjera të moshës së saj ka marrë një reagim ekstrem. “Mjerë ne që kemi vajza!”. Ndërsa moshat e reja i janë përgjigjur: “Pse ju bën çudi juve?” Doktoreshë Keta këshillon herë pas here të rejat që shkojnë në zyrën e saj të mos ngrenë asnjë marrëdhënie mbi një të gabuar. Sipas saj, çdo gjë ka kohën e vet. 

Sa mund të rezistojnë femrat pa seks?

Posted by Vnb-Snorki | 24 February, 2013 | Posted in

E disa mund të rezistojnë femrat pa kryer marrëdhënie seksuale? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje  revista femërore  gjermane Petra  ka zhvilluar një sondazh  me mbi 1000 femra të moshës 29 -39 vjeç.
Në përfundim të sondazhit  dolën këto përfundime: 58% e femrave që morën pjesë në sondazh u përgjigjën se mund të jetonin edhe pa bërë seks. 33% ka pranuar se nuk kanë patur raporte seksuale për 2 vjet rresht, 4% për një vit dhe 27% për 6 muaj.  Sipas  terapistes të seksit Marlene Ann Henning  femrat pas 3 muaj mungese të raporteve seksuale  fillojnë  të shfaqin shenja irritimi, pas 6 muajsh, stres të fortë dhe pas një viti kalojnë në dëshpërim total.

Cili është grimi më i përshtatshëm për studentet?

Posted by Vnb-Snorki | 21 February, 2013 | Posted in

Dëshironi ta keni një pamje natyrale, shumë të këndshme, por prapëseprapë dëshironi të eksperimentoni me grimin tuaj, atëherë ne do të ju sugjerojmë disa këshilla që t'i keni parasysh.
Ja disa nga këshillat që ne do të ju sugjerojmë:
Qëndroni e thjeshtë: Ju nuk duhet të shpenzoni me orë të gjata në mëngjes duke u bërë gati, përpiquni që rutina juaj e kujdesit ndaj vetes në mëngjes të jetë sa më minimale dhe e thjeshtë. Do ta falënderoni veten kur të zgjoheni në mëngjes pak më vonë, dhe do të ju duhet ta kapni orën e dytë të mësimit në 9:00. Më thjesht, më mirë apo jo!
Filloni duke u kujdesur për lëkurën tuaj
Nëse keni një lëkurë të bukur, pjesa tjetër e make up-it bëhet l00% më e thjeshtë, në vend që të vendosni pudër të pafundme për të mbuluar njollat, ju vendosni një pudër natyrale për pak sekonda, kështu procesi është edhe më i thjeshtë, apo jo! Që të keni një lëkurë të mirë konsumoni ujë sa më shumë, dhe për probleme të tjera si akne apo njolla ju këshillojmë të konsultoheni me një dermatolog.
Grinim vendoseni në një vend me dritë
Kur jeni duke bërë procesin e grimit ju këshillojmë që ta bëni atë në një vend ku ka dritë të diellit, pasi ju ndihmon që të shikoni se si duket fytyra juaj dhe si po e bëni ju grimin. Kini kujdes që të mos e rëndoni grimin, pasi kur të shkoni në fakultet ai duhet të jetë sa më natyra i dhe i freskët, jo i rënduar sepse nuk është komod dhe i përshtatshëm për ambientin.

Femrat e panënaqura ne shtrat ja perse

Posted by Vnb-Snorki | 21 November, 2012 | Posted in

 Pakënaqësia në raportet intime në shtrat nëradhët e femrave i rrezikon së tepërmi nga zhvillimi i patologjive kardiovaskulare, hipertensionit dhe diabetit si para dhe pas menopauzës.
Katherine Esposito, docente në Endocrinologgi dhe diabetologji shprehet se pakënaqësia në shtrat e femrave dhe mungesa e dëshirës për intimitet me partnerin buron nga dhimbja.
Sipas Esposito thuhet se te femra mungesa e kënaqësisë lidhet ngushtë me harmoninë dhe një sërë faktorësh si fizik, psikologjik dhe hormonal.
Ndër shkaqet kryesore siç raporton noa.al janë sëmundjet e zemrës të cilat nuk lejojnë femrën të marrë kënaqësitë maksimale, por edhe stresi.

8 stimulime seksuale

Posted by Vnb-Snorki | | Posted in

Të shijosh një akullore është gjithmonë një kënaqësi. Po sikur t’i shtoje asaj pak çokollatë të lëngshme, kajmak dhe një qershi përsipër? Nuk do të të shijonte më shumë? E njëjta gjë mund të aplikohet edhe për seksin. Sipas psikologëve, rutina atrofizon mbaresat nervore e qelizat e trurit dhe kjo është arsyeja pse duhet të mbash trupin tënd (dhe të partnerit) të stimuluar me përkëdhelje dhe ndjesi të reja para, gjatë dhe pas seksit. Një përkëdhelje surprizë i karikon ndjesitë e tua në moment. Provo këto truke të vogla, por shumë efikase për të intensifikuar kënaqësinë tënde...   
I ftohtë Lëpi ngadalë thithat e tij dhe pastaj stimuloji më shumë, me frymën tënde. Në vend që të praktikosh seksin në mënyrën klasike, bëje në kuzhinë, para portës së hapur të frigoriferit. Ndjesia eksituese e kurrizit tënd të zbuluar, bashkangjitur ngrohtësisë së trupit të partnerit tënd, do të veprojë si stimulues. Vendos në frigorifer peceta të lagura. Kur të mbaroni dhe të jeni të dy të djersitur, fërkojeni lëkurën me to, për t’u freskuar. Këto janë taktika më të përshtatshme në stinën e verës.
I ngrohtë Gjatë lojërave paraprake, fërkoji pëllëmbët e duarve disa sekonda për t’i ngrohur dhe masazho me to kofshët e partnerit, duke formuar rrathë. Prekja jote e nxehtë do të çmpijë muskujt e tij dhe do ta sjellë në formë. Ndërkohë që jeni të dy lakuriq dhe para se të kaloni në veprim, shtrihu me kurriz në shtrat, mbulohu me çarçaf dhe kërkoji të qëndrojë mbi ty. Ndjesia e dy trupave tuaj lakuriq, të ndarë vetëm nga një cohë e hollë, do të bashkojë ngrohtësinë trupore, duke e shtuar edhe më shumë dëshirën. Pas seksit, shoqëroje te dushi dhe lër ujin e ngrohtë të rrëshqasë mbi trupat tuaj. Pas orgazmës, lëkura është më e ndjeshme dhe presioni i ujit vepron gati si një korent elektrik.  
I ëmbël Vendos disa karamele në pjesën e sipërme të kofshës, që ai t’i kafshojë. Kërkoji partnerit që të hedhë pak panë mbi gjinjtë e tu dhe pastaj t’i lëpijë. Përbërja kremoze dhe e ftohtë, bashkangjitur me ndjesinë e gjuhës së tij të nxehtë do të të japin një ndjesi të papërshkruar. Vizatoni kryqe akulloreje mbi zonat e tij erogjene (qafë, kërthizë) dhe pastaj lëpijini me radhë.  
Gudulisës Kur të bëni dashuri fut gishtat e tu në flokët e tij dhe shkuli lehtë ose “gërvishti” lëkurën e kokës pa i shkaktuar dhimbje. Në të njëjtën kohë, puthe me forcë. Merr krehësin tënd (më të butin që ke), ndërkohë që ai është shtrirë me kurriz dhe kaloja lehtë në brinjët e tij, ku lëkura është shumë e ndjeshme. Kërkoji të kalojë gjuhën në ato pjesë të trupit ku lëkura është më e hollë: Pjesa e brendshme e parakrahut, e gjunjëve, pas veshit...  
Mmmmm Kur të jesh ti sipër, përkulu pas dhe rrëshqit lehtë thonjtë në zonën e tij V (aty ku bashkohen muskujt e barkut dhe ijët). Do të krijosh një lloj korrenti elektrik që do t’i përshkojë gjithë trupin. Kur ambienti të fillojë të nxehet, jepi një të pickuar të lehtë në prapanicë.  
Pamor Qëndroni në këmbë dhe ti mbështet kurrizin pas gjoksit të tij. Kërkoji që të të përfshijë me krahët e tij, në mënyrë që të shohësh vetëm duart e tij.  
Shumë seksi! Kur të jesh ulur sipër tij, rrotullohu ngadalë, derisa të shohësh këmbët e tij. Do të prekni zona të reja erogjene. Uluni ballë për ballë dhe ti rrethoji trupin me këmbët e tua dhe kërkoji edhe atij të bëjë të njëjtën gjë. Më pas kërkoji që të vërë duart e tij nën të pasmet e tua dhe të të ngrejë dhe ulë ritmikisht. Do të mbani kontaktin vizual dhe ti mund ta përqafosh, duke ndjerë frymën e tij mbi qafën tënde. Përveç kësaj, do të të shtohet edhe ndjesia e presionit të duarve të tij. Kur të ngrihesh nga shtrati pasi të keni mbaruar, qëndro para tij që ai të të shohë kur ti vesh të brendshmet shumë ngadalë. Gjatë seksit mbaj një kollare me ngjyra të forta. Do ta përqendrosh vëmendjen e tij te gjoksi yt dhe do të arrish të “krijosh” një marrëdhënie seksuale spektakolare.  
Intensiv Nëse secili prej jush do të vërë kufje për të dëgjuar këngë ritmike, ndërkohë që bëni dashuri, do të jetë sikur jeni në dy botë të ndryshme në të njëjtën kohë. Ndërkohë që ai të bën kunilingus, kërkoji që të vendosë duart nën të pasmet e tua dhe t’i masazhojë. Stimulimi në të dyja drejtimet do të shtojë eksitimin tënd. Disa sekonda pasi partneri të ketë arritur orgazmën, shtrëngoja lehtë testikujt.. Do të bësh të mundur që të arrijë një orgazme të dytë, megjithëse më të vogël se e para. Një këshillë: Meqë trupi i burrit është shumë i ndjeshëm pas klimaksit, më parë përkëdhelja lehtë testikujt, për të parë si reagon. Gjatë felacionit lëvizi duart e tua lart e poshtë për të shtuar kënaqësinë. Qëndro në pozicionin ulur (ti mbështetur te koka e krevatit) kur të bëni dashuri. Në këtë mënyrë, gjaku do të shkojë drejt pjesëve të tua intime dhe ti do të kesh në dorë kontrollin e situatës